Makinat presin të ndizet drita jeshile në semafor, kamionët ndalojnë para dyqaneve, por në rrugët e këtij qyteti nuk ka njerëz fare.
Bëhet fjalë për MCity, një mini “qytet” i ndërtuar nga Universiteti i Miçiganit në Amerikë për të testuar makinat me pilotë automatikë, pa rrezikuar se mos dëmtojnë njerëz rrotull.
Për t’i bërë provat sa më të sakta, universiteti ka ndërtuar një bllok të tërë me rrugë, dyqane, banesa, rrethrrotullime, kryqëzime, tabela qarkullimi e madje edhe manekinë që kalojnë vijat e bardha.