Skuadra e Flamurtari të Prishtinës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Kuqezinjtë rikthejnë në radhët e veta futbollistin Akil Makolli.
“Ju prezantojmë përforcimin më të ri, qendër mbrojtësin Akil Makolli, i cili rikthehet aty ku filloj karrierën, në shtëpinë e tij.
Akili është produkt i akademisë së Flamurtarit, e ku ishte pjesë edhe e ekipit të parë, ndërsa më pas vazhdoj tek FC Prishtina, KF Hajvalia, KF Ulpiana dhe së fundi FC Vushtrria”, njofton KF Flamurtari.
Drejtori sportiv Agim Hasani, i dëshiroj mirëseardhje në familjen #kuqezi Akilit, duke e vlersuar lartë si një nga lojtarët kyç drejt arritjes së objektivit.
‘Jam shumë i lumtur që po ri kthehem ku fillova dhe u ndërtova si futbollist. Kudo që kam qenë gjatë kësaj periudhe, Flamurtari gjithmonë ka qenë në zemrën time.
Shpresoj të e ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivit.’ Pranvera do të jetë e nxehtë!”, tha Makolli.