×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni nuk është problemi i vetëm me Malin e Zi

    Insajderi
    16 May 2016 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një njoftim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Malin e Zi, thuhet se afro 400 persona janë të interesuar të kthehen në Kosovë.

    “Mbi 80 familje janë të interesuar të kthehen në Kosovë. Deri më tani janë kthyer disa por ka ende shumë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, pas takimit që ka pasur me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Podgoricë.

    Kusari – Lila është takuar me ministren malaziase të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Kovaçeviq, më të cilën sipas një njoftimi të kryetares së Gjakovës, ka bashkëbiseduar për refugjatët nga Kosova, që tash e 17 vjet jetojnë nëpër kampet e refugjatëve në Mal të Zi.

    Kryetarja Kusari – Lila thuhet se është interesuar për gjendjen e ish- banorëve të komunës së Gjakovës të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të cilët jetojnë nëpër këto kampe, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me këta banorë, në kampin Konik, në Podgoricë.

    Deri më tani, në Gjakovë janë kthyer 12 familje, për të cilat Komuna e Gjakovës ka ndarë parcelën, ndërsa shpëtitë për të kthyerit ishin ndërtuar nga UNHCR.

    Gjakova ka ndarë edhe një parcelë tjetër për ndërtimin e 18 familjeve të tjera të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas.

    “Për këtë, Kusari – Lila ka kërkuar ndihmë edhe nga qeveria e Malit të Zi, e po ashtu edhe nga qeveria e Kosovës, që të investojë në ndërtimin e këtyre shtëpive, në mënyrë që ata që dëshirojnë të kthehen ta bëjnë këtë sa më shpejtë”, thuhet në një postim të Kusari-Lilës në Facebook./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark