Malisheva dhe Gjilani janë dy ekipet tjera që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Malisheva ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të pastër 2:0, ndërsa Gjilani ka fituar bindshëm ndaj Vjosës me rezultat 4:0
Të dielën është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Beharit dhe Prizrenit.
Ndërkohë, ndeshja në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, e paraparë të zhvillohet të dielën është shtyrë për ditën e nesërme (e hënë).