Malisheva ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Kastriot Rapucës.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit nga “Liman Gegaj” në rrjetet sociale.
Kastriot Rapuca u transferua te Malisheva pas aventurës që kishte te klubi nga Lipjani, Ulpiana.
“Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë Malisheva prezantoi edhe futbollistin Medin Bajrami nga Renova e Maqedonisë së Veriut.
Malisheva bën gara në elitën e futbollit kosovar për sezonin e dytë me radhë.