×
  • Sport
  • Sport

    Mallorca shënon fitore shumë të rëndësishme kundër Cadiz – Muriqi kompleton ndeshjen, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

    Insajderi
    12 May 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo mes Mallorca dhe Cadiz, e vlefshme për raundin e 34-ët të La Liga. Mallorca e Vedat Muriqit doli me pikët e plota nga ky takim, megjithatë protagonist në fitoren 1-0 ishte Maffeo.

    Në minutën e 16’ ai e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh, por jo vetëm, vulosi edhe fitoren e ekipit të tij.

    Në pjesën e dytë nga të dyja anët u tentua që të gjenin rrjetën, por në fund sfida u mbyll me një gol.

    Vedat Muriqi luajti gjatë gjthë ndeshjes, duke u vlerësuar më pas me notën 6.7, nga “SofaScore”.

    Pas javës së 34-ët, Mallorca renditet në vend të 12-të me 44 pikë, teksa Cadiz renditet në vend të 15-të me 35 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark