Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt në Kosovë, shkruan Insajderi.
Maloku, e cila është edhe anëtare e kryesisë së LDK-ës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia dhe familja e jonë e vetme, dhe se tani duhet ruajtur e mbrojtur nga ata që e urrejnë ekzistencën e saj.
Maloku është bija e veprimtarit të njohur të LDK-ës, Enver Malokut, i cili u vra në janar të vitit 1999.
Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit ka numrin 12 teksa lista e LDK-ës ka numrin 132. /Insajderi.org/