×
  • Lajme
  • Lajme

    Maltretimi i kosovarëve në kufi- Vjen reagimi nga Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

    Insajderi
    17 April 2024 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.

    Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

    “Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës  që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark