×
  • Sport
  • Sport

    Man United i cakton çmimin final Greenwoodit, dy gjigantë evropian kanë shprehur interesim

    Insajderi
    20 February 2024 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester United raportohet se i ka vendosur një çmim përfundimtar kartonit të Mason Greenwood, teksa dy klube që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve kanë shprehur interesim për anglezin.

    Në muajin gusht ishte konfirmuar se Greenwood dhe United kanë rënë dakord që anglezi të vazhdojë karrierën e tij larg “Old Trafford”.

    Greenwood ishte subjekt i një hetimi pasi akuza lidhur me dhunë fizike të ushtruar ndaj të dashurës së tij ishin ngritur.

    Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Greenwood kaloi në La Liga tek Getafe për pjesën e mbetur të sezonit 2023/2024. Që prej se u bë pjesë e tyre, Greenwoodi është paraqitur në 24 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë.

    Sipas Fussball News, United dëshiron të paktën 40 milionë euro në rast se këtë verë bëhet shitja përfundimtare e tij.

    Është raportuar se Barcelona dhe Atletico Madridi janë dy klubet më të interesuara për të siguruar nënshkrimin me të, në momentin që huazimi i tij tek Getafe mbaron në fund të sezonit.

    Së fundmi Greenwood ishte përfshirë në një incident me bashkëkombasin e tij Jude Bellingham, pasi ky i fundit thuhej se kishte përdorur fjalor ofendues ndaj tij, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar dhe hetimet mbi rastin po vazhdojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark