Kjo është një nga nisjet e sezonit më të dobëta në historinëe Manchester United. Pas humbjes 1-2 ndaj Brighton, ekipi i drejtuar nga Ten Hag u mposht 4-0 nga Brentford.
Brenda 35 minutash, ekipi nga Manchesteri pësoi katër gola. Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbeumo shënuan emrin në listën e golashënuesve.
Cristiano Ronaldo ishte në fushë për mysafirët, por si duket vetëm për numër.
Sfida e radhës për United është në shtëpi ndaj Liverpool, Brentford sfidon Fulham në Londër.