Manchester United është i gatshëm ta lejojë të largohet Cristiano Ronaldo këtë verë.
Por, kjo do të ndodhë vetëm nëse ai do të largohet në formë huazimi.
“Djajtë e Kuq” duan që Ronaldo ta pranojë klauzolën e kontratës e cila e kishte edhe vitin e tretë si opsion, në mënyrë që ai të kthehet në klub verën e ardhshme.
Ronaldo në anën tjetër e dëshiron largimin për një klub të madh, i cili garon për ta fituar Ligën e Kampionëve.