×
  • Sport
  • Sport

    Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë

    Insajderi
    26 May 2024 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj e ka mbyllur aventurën te skuadra turke Sivasspor pas një viti qëndrim atje.

    Pasi zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Kayserispor sulmuesi shqiptar dërgoi një mesazh lamtumirës për klubin dhe tifozët në ‘Instagram’.

    “Ju dua Sivas. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Manaj në ‘Instagram’.

    Manaj për Sivassporin luajti 33 ndeshje në kampionatin turk. Shënoi 18 gola dhe asistoi në tre të tjerë. Manaj pati edhe tri paraqitje në Kupën e Turqisë, ku gjeti katër herë golin.

    Totali i golave përgjatë këtij sezoni ishte 22 për të.

    E ardhmja e Rey Manajt me gjasë do të jetë në Serinë A, meqë klubet italiane janë të interesuara për shërbimet e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark