×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City pa vështirsi triumfon kundër Leicester Cityt

    Insajderi
    15 April 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në shtëpi 3:1 Leicesterin në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.

    John Stones kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur në minutën e pestë të ndeshjes. Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të kur realizoi nga penalltia.

    Në të 25-tën ishte sërish Haaland që realizoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për Cityn. Krejt çfarë bëri Leicester ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 75-të nga Iheanacho.

    Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se Arsenali. Në anën tjetër, Leicester mbetet i parafundit me 25 pikë gjithsej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark