×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United fiton trofeun e parë nën drejtimin e Erik Ten Hag

    Insajderi
    26 February 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester Unitedi është fitues i Kupës EFL. Në finalen e kupës së ligës të luajtur të dielën mbrëma në “Wembley”, Unitedi e mposhti Newcastle Unitedin me rezultatin 2:0. Manchesteri nuk kishte trofe të fituar që nga viti 2017, ndërsa pritja e Newcastlet për trofe vazhdon për 54 vjet.

    Casemiro shënoi për 1:0 në minutën e 33-të. Ndërkohë Stev Botman shënoi autogol në minutën e 39-të për 2:0.

    Unitedi po rritet vazhdimit me trajnerin holandez Erik ten Hag. Dhe tani po fiton edhe trofe.

    Manchester Unitedi e ka fituar kupën e ligës për herë të gjashtë. Liverpooli ka triumfuar nëntë herë në këtë garë, kurse Manchester City tetë herë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark