Manchester United është një mjedis, edhe para një ekipi, në krizë. Lajmet më të fundit qç vinë nga të gjitha anët raportojnë se te “Djajtë e Kuq” ka një lloj revolucioni të heshtur brenda klubit, që ka nisur tashmë disa ditë më parë.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, për të gjithë është faji i “rastit Antony”. I rikthyer në skuadrën e Man.United pak ditë më parë, sulmuesi brazilian është në qendër të një historie të dhunës në familje, për të cilën është raportuar nga shumë gra në Brazil.
Një aferë që mbërriti menjëherë pas një tjetër rasti të nxehtë, ai që kishte të bënte me Greenwood, i cili ndërkohë fluturoi për në Getafe dhe për të cilin akuzat u hoqën.
Raste që kanë lënë gjurmë dhe kanë bërë që shumë punonjës të Manchester United, në të gjitha nivelet, të kërkojnë një punë të re, të zhgënjyer nga punëdhënësi i tyre i mëparshëm.