Sulmuesi senegalez, Sadio Mane ka debutuar me gol në një ndeshje zyrtare me Bayern Munichun.
Bayern Munichu e mbylli pjesën e parë ndaj RB Leipzig me rezultat 3-0 në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.
Golat për Bavarezët u shënuan nga Jamal Musiala (14’), Sadio Mane (31’) dhe Benjamin Pavard (45’).
Për sulmuesin senegalez ky ishte goli i parë zyrtar pas transferimit këtë verë nga Liverpooli për rreth 30 milionë euro.