×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Manipulatore”, “mashë e Kurtit” – Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe

    Insajderi
    10 July 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduar kritikat ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së cilës iu janë publikuar përgjimet nga Nacionalja, të cilat pretendojnë për një koordinim mes saj dhe Listës Serbe.

    Abazi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se ndonëse nuk i ka parë përgjimet, nuk dyshon në, siç tha ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore.

    “Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdor Kurti si mashë, kjo mundet me qenë ma e pakta që mundet me dalë në të ardhmen”, deklaroi Abazi.

    Në përgjimin në fjalë, dëgjohet teksa Kusari i përmend anëtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, një bisedë të realizuar me Milan Radojiçiqin. Ky i fundit është futur në listën e zezë nga SHBA’të nën dyshimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

    Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta.

    Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.

    PJESË NGA BISEDA:

    Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

    Mimoza: “Dy tre minuta”

    Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”

    Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

    Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

    Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

    Mimoza: “Pse po më thua mua?”

    Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

    Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

    Mimoza: “E di Slavko ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark