×
  • Lajme
  • Lajme

    Manipulim me vota nga burri i Meliza Haradinajt-Stublla, reagon Blerim Latifi

    Insajderi
    06 March 2021 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video-incizim ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

    Pas publikimit të kësaj video ka reaguar analisti, Blerim Latifi i cili ka thënë se në Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numrimit të votave

    Sipas tij, sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.

    “N’Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numrimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR ( Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë. Sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive”, ka shkruar Latifi./Insajderi.org

    Shiko videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark