×
  • Lajme
  • Lajme

    Manipulimi mbi ‘borxhin’ e kompanive prodhuese ndaj Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës

    Insajderi
    20 April 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes kësaj komunikate dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin kinse prodhueseve vendor u janë falur miliona euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Së fundmi janë duke u prezantuar fakte të pavërteta apo të pa verifikuara ku kompanitë prodhuese po përdoren si instrumente për beteja politike. Procesi i rregullimit dhe funksionimit të sektorit të ambalazhimit të ujit ka kaluar ne faza te vështirë për shkak të paqartësive ligjore dhe vakumit në mos implementimin e vendimeve institucionale. Kjo ka shkaktuar vështirësi në operimin e shumë kompanive prodhuese përball konkurrencës nga vendet e rajonit.

    Duhet theksuara se problemi i taksës ujore është një problem i trashëguar qe nga viti 2007 dhe Qeveritë e ndryshme kanë tentuar ti gjejnë zgjidhje këtij problemi ne atë mënyrë që mos të dëmtohet sektori i prodhimit si sektor strategjikë por edhe të mbrohet buxheti i shtetit.

    Shumat e përmendura se kinse i janë falur prodhuesve janë përllogaritur nga hipoteza se kompanitë kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota. Këtu duhet të bëhet e qartë se asnjë kompani vendore nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë.

    Po ashtu pranohet se sidomos ambalazhuesit të ujit që janë prekur më së shumti nga ky vendim punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit. Dhe në fund duhet shtuar se shumica e ambalazhuesve të ujit posedojnë pajisjet për matjen e ujit të shfrytëzuar dhe gjithashtu mbajnë evidencë për shitjet.

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përkrah diskutimet publike si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejmë të debatit publik, krijimin e politikave publike dhe mbi të gjitha shkëmbimit të ideve të reja në ndërtimin e vendit. Mirëpo, kërkon që diskutimet e tilla duhet të bazohen në informata të sakta dhe jo në manipulime të pabazuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark