×
  • Lajme
  • Insajderi

    Manipulimi me vota, kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit

    Insajderi
    08 March 2021 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit rreth dyshimeve për manipulime të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Hajdari përmes një postimi në Facebook tha se nuk ka ndonjë rrugë tjetër pos të rinumërohen votat.

    “Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë.

    Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë’’, shkroi Hajdari.

    Gazeta Insajderi, ka publikuar videon ekskluzive ku zbulon bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, duke korruptuar komisionerë për ta bërë gruan deputete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark