×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci: Kemi shënuar ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë

    Insajderi
    30 December 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha sot se nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro.

    Ai ka thënë se brenda tre viteve është investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.

    Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK. Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka thënë ministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark