×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci: Kosova këtë javë i çon kamionë e autoblinda Ukrainës

    Insajderi
    06 April 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se Kosova këtë javë do t’i çojë kamionë e autoblinda për ndihmë ushtarake Ukrainës.  

    Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadoulu, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.

    “Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.

    Më 24 shkurt të këtij viti, janë bërë dy vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë. Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark