×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në tri vitet e fundit FSK ka blerje jashtëzakonisht të mëdha të armatimit” – Lekaj i reagon Maqedoncit

    Insajderi
    17 January 2024 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj iu është kundërpërgjigjur Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pasi ky i fundit u shpreh se kryeministri Kurti ka rritur buxhetin dhe se në tri vitet e fundit FSK ka blerje jashtëzakonisht të mëdha të armatimit, raporton Insajderi.

    Lekaj thotë se Qeveria aktuale ka rritur buxhetin për FSK, por në asnjë mënyrë në nivelin e duhur dhe të merituar si institucion.

    “Kjo Qeveri ka rritur buxhetin për FSK, por në asnjë mënyrë në nivelin e duhur dhe të merituar si institucion”, u shpreh Lekaj.

    Më tej, deputeti i AAK-së theksoi se kjo qeveri ka ndarë 100 milionë euro, por që shuma e ndarë është 10 fish më e vogël për ti balancuar forcat ushtarake me ato të rajonit.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro, por që fatkeqësisht shuma e ndarë është 10 fish më e vogël për ti balancuar forcat dhe fuqinë ushtarake me vendet e rajonit. Në terma është e pamjaftueshme për shtetin dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

    Lekaj pretendon se kanë kërkuar që buxheti për vitin 2024 në lidhje me sigurinë e vendit të rritet, por që nuk është aprovuar nga shumica dhe Qeveria e Kosovës.

    Ne si opozitë edhe në Komisione edhe në Seanca Parlamentare por edhe në media, kemi kërkuar që buxheti për vitin 2024 në lidhje me sigurinë e vendit, FSK-në, dhe për armatim të rritet, por që nuk është aprovuar nga shumica dhe Qeveria e Kosovës”, transmetoi Lekaj.

    Tutje, ai thekson dy arsyet për të cilat thotë se kërkesat e tyre si AAK kanë qenë të drejta.

    Kërkesat tona si AAK kanë qenë të drejta për dy arsye, e para sepse jemi bazuar në buxhetin e mjaftueshëm që ka qenë i grumbulluar dhe i orientuar gabimisht në luksin qeveritar për mallra e shërbime, e dyta duke e ditur gjendjen dhe raportet me Serbinë, në sektorin e sigurisë duhet ta kemi interes primar nacional, sepse në çdo moment jemi të rrezikuar”, deklaroi Lekaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark