×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste

    Insajderi
    06 May 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak – Kamysz.

    Ministri Maqedonci ka thënë se e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

    Ai i ka folur edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

    “Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark