×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci thotë se Kurti s’pajtohet që FSK të mos shkelë në veri

    Insajderi
    16 January 2024 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte kritikuar më parë presidentin e atëhershëm Hashim Thaçin për një marrëveshje që ky i fundit e kishte bërë me NATO’n, që Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK), mos të mund të shkojnë në veri të Kosovës.

    Ejup Maqedonci, ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Albin Kurtit, ka treguar se kreu i ekzekutivit akoma nuk pajtohet me atë marrëveshje.

    Por thotë se Qeveria e Kosovës do ta respektojë një marrëveshje të tillë pasi ka qenë zotim i institucioneve të Kosovës.

    Këto deklaratë ministri i mbrojtjes e ka dhënë të martën gjatë një interviste për “Pressing” të T7.

    “Kurti vazhdon të mos pajtohet me atë marrëveshje të 2013, por normalisht që i respekton zotimet e 2013 duke qenë që ka qenë zotim i institucioneve të Kosovës në drejtim të NATO’s. Vlerësoj që ky zotim do të respektohet edhe më tutje ne jemi si vend projekt i përbashkët, qyteatrët në rend të parë dhe partnerët tanë në këtë aspekt zotimi i 2013 është një element, pavarësisht që mund të mos pajtohemi, por do ta respektojmë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark