×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci: Vendosja e xhandarmërisë serbe në kufi paraqet rrezik, FSK e gatshme ta mbrojë vendin

    Insajderi
    28 December 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e gatshme që ta mbrojë vendin dhe sovranitetin.

    Në konferencën e fundit për këtë vit, ai tha se vendosja e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovës paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Por ai pohoi se bashkë me KFOR-in po koordinohen që kjo qasje agresive e Serbisë të minohet.

    Ai përmendi të arriturat gjatë vitit 2023 si dhe planet 2024. Maqedonci tha se arritja më e lartë e këtij viti është buxheti, e që nga buxheti fillestar ka arritur vlerën 201 milionë euro, standard i kërkuar për vendet e NATO-s.

    “Ajo që mund te them është se FSK-ja ka të gjitha elementet për mbrojtjen e vendit dhe si sovranitetit. Vendosja e xhandarmerisë serbe në kufi, vet prezenca e tri brigadave paraqet kërcenim për vendin tonë dhe është pasojë e bazamentit të rrezikshmërisë, duke nisur nga Kushtetuta e saj që Kosovën e njeh si pjesë e shtetit të saj. Ne jemi në koordinimin me KFOR-in për zbutje e situatës nga kjo qasje, por jemi duke ndërtuar edhe kapacitetet tona”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark