×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedoni, lideri opozitar bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve

    Insajderi
    09 April 2016 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev bëri thirrje për bojkotim të zgjedhjeve më 5 qershor. Ai sot me partitë e koalicionit firmosi Platformën që paraqet mos- pjesëmarrje në zgjedhjet pa listë të pastruar të zgjedhësve dhe reforma në media.

    “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë organizatave dhe partive politike të mos marrin pjesë në zgjedhje jo –legjitime që regjimi autoritar dëshiron t’i mbaj më 5 qershor të këtij viti. Ose Gruevski ose Maqedonia. Së bashku qëndrojmë në anën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

    Zaev shpjegoi se sipas njohurive të deritanishme të KSHZ-së, më shumë se 40.000 persona duhet të fshihen nga lista e zgjedhësve. Por, gjithashtu më shumë se 176.000 duhet të jenë në pjesën e dytë të listës së zgjedhësve, si shtesë se janë jashtë shtetit.

    “E dimë se deri më datën 16 nuk mund të arrihet me kontrollin e listës së zgjedhësve. Gjithashtu e dimë se më në fund lista e zgjedhësve do të tregoj diç më shumë se 1,5 milion votues me të drejtë vote. Diku më shumë se 260.000 votues që kanë të drejtë vote, por jetojnë jashtë vendit. Deri më sot shifra është 1 milion e 812 mijë votues”, ka thënë ai, njofton Alsat M.

    “Për momentin Maqedonia nuk ka listë të zgjedhësve, ndërsa flasim për zgjedhje më 5 qershor… Nga lista e pastruar e zgjedhësve varet edhe rregullshmëria e zgjedhjeve sepse opozita nuk ka ndërmend të merr pjesë në zgjedhje të parregullta”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark