Maqedonia ka vendosur të mos lejojë refugjatët afganë të kalojnë kufirin në Gjevgjeli, ndërsa që nga muaji nëntor i vitit të kaluar kjo e drejtë i është dhënë vetëm refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Rreth 5 mijë persona janë duke pritur që të hapet kufiri dhe të kalojnë drejt Maqedonisë, mirëpo ata nuk po lejohen, raporton Der Spiegel.
Ndërkohë Greqia është e shqetësuar me Maqedoninë, duke thënë se nuk i ka informuar rreth këtij vendimi.
“Ka bërë një veprim të njëanshëm, pa na informuar” thanë autoritetet e qeverisë greke, për vendimin e Maqedonisë.
Përkundër kësaj, mijëra refugjatë lundrojnë në brigjet e Egjeut, duke pasur vetëm një qëllim: të shkojnë në Veri të Greqisë dhe më pas drejt Evropës Qendrore.
BE vendosi të enjten që kufiri për refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku të qëndrojë i hapur. Përkundër kësaj, më parë, veprim të ngjashëm si Maqedonia aprovoi edhe Serbia./Insajderi.com