Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahes të Nismës Socialdemokrate.
Mbrëmë ai ka zhvilluar dy takime të ndara në fshatin Marali dhe Drgagobil të Malishevës ku ka marrë mbështetje të fuqishme për kauzën me clirimtarët për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“I jemi mirënjohës e falënderues bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë të rinj në Marali dhe Dragobil, për mikpritjen që na bën mbrëmë, si dhe për gatishmërinë e tyre për të votuar çlirimtarët e 121-it në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës.
Postimi i plotë:
Maralia dhe Dragobili i Malishevës janë rreshtuar fuqishëm krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
I jemi mirënjohës e falënderues bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë të rinj në Marali dhe Dragobil, për mikpritjen që na bën mbrëmë, si dhe për gatishmërinë e tyre për të votuar çlirimtarët e 121-it në zgjedhjet e 14 shkurtit.
#MeÇlirimtarët
#NISMA121