×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Marcelo shembull, punon për largimin e ujit pas një stuhie në Orlando

    Insajderi
    26 June 2022 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e fortë në Orlando (Miami), bëri që gjysmëfinalet e një turneu ndërkombëtar për fëmijë, të shtyhej për më shumë se një orë. 

    Një përrua uji ka vërshuar në fushën ku do të zhvillohej ndeshja dhe ka përmbytur gjithçka, duke i detyruar organizatorët të shtynin fillimin e saj.

    Por ky episod la një imazh shembullor: Marcelo, i cili erdhi për të parë djalin e tij Enzon duke luajtur, së bashku me babanë e portierit Guille Ponce, një tjetër nga yjet e ‘los blancos’, zbritën në fushë për të ndihmuar. Braziliani mori një fshesë dhe hoqi ujin si çdo punëtor tjetër, në mënyrë që turneu të rifillonte sa më shpejt që të ishte e mundur. 

    Vetë De la Morena, ka theksuar punën e Marcelos në llogarinë e tij në Twitter: “Duke punuar për të shpëtuar nga uji i stuhisë për të qenë në gjendje të luajmë gjysmëfinalen. Gjithçka është bërë për një djalë!!!”,- ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark