Mariah Carey dhe miliarderi James Packer po planifikojnë ceremoninë e tyre të dasmës, e cila përflitet se do të zhvillohet këtë verë në Karaibe.
TMZ raporton se ceremonia private do të mbahet në ishullin Barbuda, ku Packer aktualisht po ndërton një resort turistik privat 250 milionë dollarësh.
Ceremonia do të jetë e vogël, ku pjesëmarrës pritet të jenë 50 mysafirë, të cilët thuhet se do të fluturojnë me anë të një avioni privat./Insajderi.com