×
  • Showbiz
  • Show

    Marina Vjollca rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim kësaj radhe

    Insajderi
    22 May 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marina Vjollca është një nga moderatoret më të famshme shqiptare. Ka disa muaj që ajo është larguar nga ekrani, por së shpejti ajo do të rikthehet.

    Marina do jetë drejtuese e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan. Me këtë program Marina do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, sidomos të tifozave të sportit. Shqiptarët kudo ndodhen do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Kampionatin Europian 2024” në Gjermani.

    Nga 14 Qershori e deri më 14 Korrik transmetimet do të nisin me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00. Veç transmetimit të të gjitha sfidave, Tv Klan do t’i kushtojë “Euro 2024” hapësira të dedikuara me programe të posaçme gjatë gjithë ditës para dhe pas çdo ndeshjeje. Një show të madh çdo mbrëmje shikuesve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë të gjitha emocionet e këtij eventi të madh sportiv, me fokus të veçantë tek kombëtarja shqiptare.

    Rikujtojmë se ky program rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të spektaklit të humorit “Klanifornia”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark