Drita sot ka marrë një barazim me shumë peshë në sfidën e parë të rretht të dytë në Conference Leagu ku u ndesh me Antwerp.
Ndeshja u mbyll pa gola 0:0 duke lënë gjithçka të hapur për takimin kthyes që luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas ndeshjes trajneri vendasve holandezi i famshëm Mark van Bommel ka thënë se kualifikimin do ta sigurojnë në ndeshjen kthyese derisa ka vlerësuar lart paraqitjen e Dritës.
”Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash. Ata dolën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak sot dhe patëm katër ose pesë raste të mira. Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe mund të ishte. Ju duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë siç bëri sonte kundërshtari ynë sonte,” tha Bommel.