×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mark Zuckerberg largon nga puna 10 mijë punëtorë

    Insajderi
    15 March 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Meta, kompania e cila zotëron rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka lajmëruar se do të pushojë nga puna 10.000 punonjës.

    Kjo do të jetë hera e dytë e shkurtimeve masive për gjigandin teknologjik në pak muaj, pasi në nëntor të vitit 2022, u larguan nga puna plot 11.000 punëtorë.

    Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se realizimi i këtyre shkurtimeve do të jetë i vështirë. Përveç humbjes së 10.000 punëtorëve, në kompani do të mbeten të hapura 5000 pozicione.

    Zuckemberg tha se kompania pësoi “një fazë zgjimi”, kur vuri re ngadalësimin e të ardhurave.

    Ai përmendi normat më të larta të interesit në SHBA, paqëndrueshmërinë gjeopolitike globale dhe rritjen e rregullave si disa nga faktorët që ndikojnë te Meta.

    “Mendoj se duhet të përgatitemi për mundësinë që ky realitet i ri ekonomik të vazhdojë për shumë vite,” tha ai.

    Sipas BBC, shkurtimet vijnë pasi kompanitë, përfshirë Google dhe Amazon janë përballur me mënyrën se si të balancojnë masat e uljes së kostove me nevojën për të mbetur konkurrues.

    Zuckerberg tha se nuk do të kishte punësime të reja derisa të përfundojë ristrukturimi dhe shtoi se ai synonte ta bënte kompaninë “të këndshme” duke “hequr shtresa të shumta të menaxhimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark