×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mark Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës në kafaz” me Elon Musk

    Insajderi
    13 August 2023 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Themeluesi dhe CEO i Meta Platforms, Mark Zuckerberg thotë se është gati të përballet me themeluesin dhe pronarin e Twitter dhe të SpaceX, Elon Musk, në një garë fizike.

    “Unë e dua këtë sport dhe kam qenë gati të luftoj që nga dita kur Elon më sfidoi”, tha ai në Threads, përcjell Telegrafi.

    “Nëse ai ndonjëherë bie dakord për një datë të vërtetë, do ta dëgjoni nga unë…”.

    Post by @zuck
    View on Threads

    Më pak se një javë më parë, themeluesi i Facebook tha se ishte gati atëherë dhe kishte sugjeruar një datë për luftën.

    “Unë jam gati sot. I sugjerova 26 gushtin kur ai më sfidoi për herë të parë, por ai nuk e ka konfirmuar…”, ka shkruar ai. “Unë e dua këtë sport dhe do të vazhdoj të konkurroj me njerëz që stërviten pavarësisht se çfarë ndodh këtu”.

    Të premten, miliarderi shkoi në X – i njohur më parë si Twitter – për të dhënë detaje shtesë.

    “Lufta do të menaxhohet nga fondacionet e mia dhe të Zuck (jo UFC). Livestream do të jetë në këtë platformë dhe Meta. Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, pra asgjë moderne. Fola me kryeministrin e Italisë dhe ministrin e Kulturës. Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark