Insajderi
Biznes

Marka vendore S\\Sprint shënon 15% rritje që nga vënia e taksës 100%

Insajderi
12 December 2018 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

S//Sprint është mark vendore e prodhimit të veshjeve sportive dhe të brendshmeve për meshkuj, femra dhe fëmijë, kompania S//Sprint ka filluar punën para 7 vitesh me vetëm 6 puntor ndërsa sot llogarit afër 100 puntor prej tyre mbi 80% femra.

Pas vënies së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, kërkesat për produktet që i prodhon është rritur deri në 15 për qind.

S//Sprint përveç që shet produkte në Kosovës, eksporton edhe në vendet Europiane si Zvicër, Gjermani dhe Francë, por sasitë më të mëdha eksportohet në Zvicër.

Ne ftojme konsumatorët që t’i blejnë prodhimet e Kosovës sepse duke i blerë këto prodhime e zhvillojnë vendin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark