×
  • Sport
  • Sport

    Maroku po tenton t’ia ‘vjedh’ Spanjës talentin 16 vjeçar të Barçës

    Insajderi
    10 October 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lamine Yamal është lojtari më i ri që ka shënuar për kombëtaren spanjolle.

    Lojtari i Barcelonës ka shënuar, edhe pse është vetëm 16 vjeç, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë dhe përfaqëson të ardhmen e “La Rojas”.

    Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “As”, talenti katalanas është kontaktuar edhe nga Maroku, vendi i origjinës së babait të tij.

    Pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje për kombëtaren iberike, Yamal ka ende mundësinë për të pranuar ftesën e Marokut, megjithatë vullneti i lojtarit duket i hekurt për të përfaqësuar Spanjën.

    Pavarësisht kësaj, Maroku nuk është dorëzuar dhe, falë një dëmtimi që e pengoi sulmuesin e “blaugranave” të pranonte thirrjen e De La Fuentes, në kuadër të ndeshjeve kundër Skocisë dhe Norvegjisë, po këmbëngulin që të pranojë ftesën e përfaqësueses afrikane.

    Një ofertë që, gjithsesi, nuk është marrë në konsideratë tani për tani nga Yamal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark