Insajderi
Sport

Maroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, mësohet kapaciteti dhe kostoja

Insajderi
24 March 2024 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, mësohet kapaciteti dhe kostoja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Surpriza e Botërorit të Katarit 2022 padyshim ishte Maroku, kombëtarja e cila eliminoi Spanjën dhe Portugalinë. Tashmë ata po përgatiten për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë.

Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër atraksionet e mëdha të Kampionatit Botëror të vitit 2030.

Fillimi i ndeshjes së tij të parë është ende disa vite larg, por Kupa e Botës 2030 po shkruan që tani historinë.

“Grand Stade” do të ketë një kapacitet prej 115 mijë vendesh dhe për ndërtimin e tij është ndarë një shumë fillestare prej 411 milionë eurosh. Hapësira e nevojshme për ndërtimin e “Grand Stade” do të jetë mbi 100 hektarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark