Insajderi
Lajme

“Marramendje, dhembje barku …”, rreth 40 nxënës në Vitomiricë kanë kërkuar ndihmë nga helmimi

Insajderi
22 October 2025 - 15:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Marramendje, dhembje barku …”, rreth 40 nxënës në Vitomiricë kanë kërkuar ndihmë nga helmimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Vitomiricë të Pejës.

Rasti është konfirmuar fillimisht nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, konfirmoi se janë rreth 40 nxënës që janë helmuar.

“Po, në shkollën “7 Shtatori” në Vitomiricë ka ndodhur helmimi i rreth 40 nxënësve, derisa ngjarja ka ndodhur dje (21 tetor). Në total ankesa të nxënësve ka pasur diku 30-40″, tha ai për Telegrafin.

“Kanë pasur marramendje, dhembje barku dhe të vjella, por sipas të gjitha gjasave ka qenë një helmim i lehtë”.

Drejtori i Arsimit në Pejë shtoi se: “Vetëm shtatë nga këta të gjithë kanë kërkuar trajtim në ambulancën e Vitomiricës. Mësimi është kthyer në normalitet”, potencoi Gega.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark