Xuxi sot është zgjuar me pendesë dhe i turpëruar për situatën e krijuar mbrëmë pas veprimeve të Xhenit, e cila acaroi edhe banorët ndërsa po flinin.
Rovena e pyeti nëse është më mirë, ky i konfirmon se është qetësuar megjithatë u shpreh i turpëruar.
”Marrja e Zotit. Po më vjen marre prej vetvetes teme”.
”Po më vjen turp, se e kam vajzën 18 vjeç sa ajo, ajo me shiqon”.
”Të betohna në Zot, prej turpit po më dhemb zemra. Aq jom keq as mendja s’ta merr. Çika jem më kqyr. Thotë ‘po përlahet me ato’. A çikën e kom sa kjo, sa Xheneta”.
Ndërsa Rovena i tha se të provokuan:
”S’ke faj, je provoku, ça t’thush”.
I gjithë ky diskutim mes tyre u bë në dhomën e grimit, kur Xuxi hyri për të kryer ritualin e faljes në Islam.
”Veç falu ti se kena nevojë”, dëgjohet t’i drejtohet atij, njëra prej banoreve”.