×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Marrëdhënie seksuale me forcë”- detaje tronditëse në dosjen e Prokurorisë për policin që u arrestua për dhunimin e së miturës në Gjakovë

    Insajderi
    28 November 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E.S., zyrtar policor, iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë nën dyshimin për veprat penale “Dhunimi”  dhe “ngacmimi”.

    Viktimë e policit është një e mitur. Të paktën, kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Gjakovës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Në këtë dosje, precizohet se E.S. kreu marrëdhënie seksuale me forcë me të miturën ende pa i bërë 16 vjeç.

    “…Në janarin e 2022 edhe pse në dijeni për moshën e re të saj, ende pa i bërë 16 vjeç, e merr dhe me të kryen marrëdhënie seksuale, ashtu që pas një kohe raportet mes tyre fillojnë të ftohen ndërsa në fundin e 2022 të njëjtat ndërpriten, më pas sërish I njëjti kërkon që e njëjta të jetë me të por për këtë e kishte njoftuar prindin e saj e të cilit i pandehuri i kishte premtuar se nuk do e pengoj më”, thuhet në dosje.

    Sipas kësaj dosje, polici ani pse në dijeni se e dëmtuara ishte në një lidhje me një person tjetër, e ka kontaktuar përmes  rrjeteve sociale dhe e ka telefonuar në telefon, duke i kërkuar që të kthehet në lidhje me të.

    I njëjti, çdoherë sipas dosjes së Prokurorisë, i dërgon incizime dhe fotografi të mëhershme sa kishte qenë në lidhje me të dëmtuarën.

    “…Pavarësisht premtimit të mëhershëm të bërë prindit të saj që vajzën e juaj nuk do e shqetësojë, prapë vazhdon t’i shkruajë me SMS, thirrje telefonike, e po ashtu duke e shqetësuar dhe ngacmuar edhe me dërgim të incizimeve dhe fotografive se si e kishin patur lidhjen ata dy, dërgesa këto tek personi i tjetër A.M, veprim këtë me qëllim kërkimi që e dëmtuara e mitur me doemos të bëhet e tija me çka në këtë mënyrë me veprimin e tij të kundërligjshëm i ka shkaktuar të njëjtës dhe familjes së saj shqetësim të madh emocional”, vijon dosja e siguruar nga Insajderi.

    Gjykata e Gjakovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për zyrtarin policor E.S.

    Siç ka njoftuar gjykata, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark