×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Marrëveshja për biznesmenët nga komunitetet, Kurti lavdëron Rashiqin dhe e thumbon Rakiqin

    Insajderi
    19 September 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kanë nënshkruar sot një marrëveshje prej tre milionë eurove që parashihen si ndihmë financiare për biznesmenët nga radhët e komuniteteve në Kosovë.

    Kurti ka thënë se një punë e tillë është meritë ekskluzive e ministrit Nenad Rashiq.

    Kjo deklaratë e Kurtit duket se ka qenë edhe thumb për ish-ministrin Goran Rakiq, i cili në valën e braktisjes së institucioneve të Kosovës nga serbët, ka hequr dorë nga detyra në fund të vitit të kaluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

    “Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por kjo punë dhe ky rezultat e do një ministër si Nenad Rashiq që të realizohet”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark