Marrëveshja për targa | Mbrëmë foli edhe Borrell, kjo është deklarata e plotë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Marrëveshja për targa | Mbrëmë foli edhe Borrell, kjo është deklarata e plotë

    Insajderi
    24 November 2022 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka publikuar deklaratën e plotë të shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, lidhur me marrëveshjen e arritur të mërkurën mbrëma në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë për targat.

    Siç thuhet në deklaratë, Borrelli do t’i ftojë palët në ditët në vijim që të diskutojnë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit të BE-së për normalizim, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

    Deklarata e plotë:

    Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët janë pajtuar me masat për të evituar eskalimet dhe për t’u koncentruar në çështje urgjente, në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, siç është prezantuar këtë shtator nga BE-ja dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania .

    Kjo nënkupton se Serbia do të ndalet së lëshuari targa ilegale me shkurtesat e qyteteve të Kosovës, dhe Kosova do të pushojë çfarëdo veprimi lidhur me riregjistrimin e veturave.

    Bashkimi Evropian do të sigurohet që çështjet kryesore dhe parimet e lidhura me normalizimin do të adresohen në kontest të propozimit. Palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të zbatohen.

    Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të posaçëm të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë. Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

    Unë dhe përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak do të vazhdojmë të ndërmjetësojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe t’i përditësojmë anëtarët e BE-së dhe partnerët e rregullt rreth progresit të arritur nga palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark