Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje.
Borrell përmes një postimi në Twitter tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së kanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtutjshme.
“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.
We have a deal!
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 23, 2022
Very pleased to announce that Chief Negotiators of #Kosovo & #Serbia under EU-facilitation have agreed on measures to avoid further escalation and to fully concentrate on the proposal on normalisation of their relations.