×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Marrëveshje bashkëpunimi mes QKK-së dhe “PriFest-it”

    Insajderi
    12 September 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Qendres Kinematografike të Kosovës dhe Festivalit të Filmit “PriFilmFest”, me qëllim të bashkëpunimit/partneritetit me festivalet vendore.

    Ky memorandum ka për qëllim organizimin e koktejit në emër të QKK-së dhe ndarjen e çmimit “Development Award”, për projektin më të mirë të Kosovës, mbështetur nga QKK në PriFest.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prifest” po përgatitet për edicionin e tij të 15-të, i planifikuar të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023. Festivali premton një linjë tjetër emocionuese të kinemasë ndërkombëtare dhe rajonale.

    Prifest është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë filmbërës nga vendi, rajoni dhe bota.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark