×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Marrëveshje Izrael-Egjipt për ndërtimin e një gazjellësi

    Insajderi
    22 February 2021 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izraeli dhe Egjipti janë pajtuar për ndërtimin e një gazsjellësi të ri mes zonës të Leviathan, në Mesdheun Lindor dhe Egjiptit, për të rritur livrimet e gazit natyror drejt Europës, theksuan burime izraelite.

    Kjo marrëveshje u njoftua me rastin e vizitës në Jeruzalem të ministrit egjiptian të Naftës dhe Burimeve Minerare, Tarek El-Molla, gjatë të cilës ai u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kreun e diplomacisë, Gabi Ashkenazi dhe homologun, Yuval Steinitz.

    “Këto takime kanë për qëllim riforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përsa i përket energjisë dhe në mënyrë të veçantë përsa i përket gazit natyror”, theksoi ministri egjiptian në në deklaratë të përbashkët.

    Ministrat Molla dhe Steinitz kanë rënë dakord për ndërtimin e një gazjellësi në det që lidh fushat e gazit të Leviathan me objektet e gazit në Egjipt”, theksuan burimet izraelite të njohura me negociatat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark