Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës! Gjurmë ADN-je zbulohen në valixhen ku u mbajt trupi i shqiptares - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës! Gjurmë ADN-je zbulohen në valixhen ku u mbajt trupi i shqiptares

    Insajderi
    11 April 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, kanë marrë një “kthesë” tjetër.

    Siç bëjnë me dije mediat italiane, gjurëm ADN-je të një burri janë gjetur në valixheën ku ndodhej trupi i studentes shqiptare, i cili u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

    Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës, shkruan La Repubblica.

    Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut.

    Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark