Marsi i ’98-s mobilizoi UÇK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marsi i ’98-s mobilizoi UÇK-në

    Insajderi
    05 March 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Haliti, ka vlerësuar se epopeja e 5,6 dhe 7 marsit është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

    Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”  ai ka thënë se marsi i ’98-s ka masivizuar dhe mobilizuar UÇK-në për t’u kundërvënë pushtuesit serb. “Marsi i ’98-s, rënia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe familjes Jashari ka ndikuar në masivizimin dhe mobilizimin e gjithanshëm të UÇK-së”, është shprehur Haliti.

    Haliti ka deklaruar se 18 vjet pas kësaj ngjarje populli shqiptar mund të mos jetë i kënaqur me pozitën aktuale por, sipas tij, e ardhmja do të jetë më e mirë.

    Ai ka shprehur optimizëm se shumë shpejt Kosova do ta ketë forcën e saj të armatosur e cila do të jetë e pranuar ndërkombëtarisht dhe pjesë e NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark