Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale, avokati i tij jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale, avokati i tij jep detaje

    Insajderi
    26 June 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale. Kështu ka konfirmuar avokati i tij Tom Gashi, shkruan Insajderi.

    Gashi ka shkruar se Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”.

    “Për ti ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës sot zotni Martin Berisha ka dhënë deklaratë sqaruese me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndertuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë”, shkruan Gashi.

    Kujtojmë se Gazeta Insajderi ka raportuar vazhdimisht për hetimet e akuzat ndaj Martin Berishajt.

    Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, dyshohet nga Prokuroria Speciale për shpërlarje parash.

    Për këtë ai ishte intervistuar edhe muaj më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

    Madje ndaj Berishajt në shkurt të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se kishte filluar hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark