Lidhja e tyre nisi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, për të vazhduar më tej edhe pas përfundimit të këtij “reality-show”.
Ndonëse “morën mësysh” e u larguan për pak kohë, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj e gjeten përsëri njëri-tjetrin.
Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta.
Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi simpatike të dyshes, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri.
“Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit.
Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes e cila i pyeti “Ku është unaza?”.
Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.
A janë martuar vërtet Lumi dhe Kaderi? Mbetet të shihet!